GazetaMax
Lajme

U përplas nga një makinë në vijat e bardha pranë Ministrisë së Jashtme, Igli Hasani: Kolegu ynë është jashtë rrezikut për jetën

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, ka reguar pas aksidentit të ndodhur sot pranë kësaj ministrie, ku një punonjës po kalonte vijat e bardha dhe u përplas nga një makinë. Hasani shpreh mirënjohje për bluzat e bardha dhe informon se punonjësi i ministrisë është jashtë rrezikut për jetën.

Reagimi i ministrit Hasani

“Shpreh mirënjohjen time për Urgjencën Kombëtare, Spitalin e Traumës dhe Policinë e Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në reagimin ndaj aksidentit të ndodhur pak orë më parë, ku një koleg i yni u përplas nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ndërkohë që autoritetet përkatëse po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, dëshiroj të informoj se kolegu ynë është jashtë rrezikut për jetën, në gjendje stabël dhe nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumës.”

Related posts

Arrestohet mashtruesja nga Shkupi, fitoi para duke gënjyer se punon në Ministri të Bujqësisë

Gazeta Max

“Shkolla udhëtuese” në Shkup dhe Tetovë

Gazeta Max

Bilall Kasami nuk ndalet, asfalton dhe rrugën “Murat Baftjari”

Gazeta Max