Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe anëtarët e delegacionit të Maqedonisë që e kryeson të përbërë nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, Igor Janushev – sekretar i përgjithshëm i Qeverisë dhe Goce Dimovski – drejtor i Drejtorisë së Zonës Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI) u takua sot në Abu Dabi me Valid Al Mokarab Al Muhari – zëvendësdrejtor ekzekutiv i Mubadala, kompani investimi nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në takimin, ku u diskutua bashkëpunimi i mundshëm, Nikolloski prezantoi kushtet që Maqedonia u ofron investitorëve të huaj, si dhe mundësitë potenciale për investim në vend, njoftoi Ministria e Transportit.
Zëvendëskryeministri Nikoloski theksoi se ky takim është një mundësi e mirë për të hapur perspektiva të reja midis dy vendeve, duke theksuar se Maqedonia ka një vendndodhje të shkëlqyer gjeografike që u ofron investitorëve një avantazh në rajon dhe një lidhje të drejtpërdrejtë me tregjet në Evropën Qendrore.
Në takim, Nikolloski i prezantoi edhe mundësitë investuese në pjesën e turizmit, infrastrukturës dhe bujqësisë. Ai para të pranishmëve e prezantoi planin për zhvillim infrastrukturor të Republikës së Maqedonisë me fokus të veçantë në modernizimin e korridoreve transportuese.
Gjithashtu, në takim janë shkëmbqyer edhe idetë për mbështetje të sipërmarrësisë dhe sektorit privat në pjesën e teknologjisë, inovacioneve, burimeve të rinovueshme të energjisë dhe sektorëve tjerë.
“Mubadala” është kompani investuese me portofol prej 302 miliardë dollarëce, e cila punon në gjashtë kontinente në sektorë të ndryshëm.
Takimi i sotëm është në kuadër të vizitës zyrtare qeveritare në Emiratet e Bashkuara Arabe, theksohet në komunikatën e Ministrisë së Transportit.