GazetaMax
Lajme

Stoilkoviq i dërgon Telegram urimi kryeministrit të ri serb

Telegrami urimi:

Zoti Macut, në emër të serbëve të Maqedonisë dhe në emrin tim personal, me rastin e zgjedhjes suaj Kryeministër i Qeverisë së Serbisë, ju shpreh urimet e mia të sinqerta, me shpresën se Qeveria që do të drejtoni do të vazhdojë me politikën e zhvillimit të përgjithshëm të Serbisë, në mënyrë që një Serbi e begatë dhe e fortë të jetë dhe të mbetet simbol i përparimit ekonomik të gjithë rajonit.

Serbët e Maqedonisë janë shumë mirënjohës dhe krenarë për rezultatet që po shënon shteti ynë amë në fushën e progresit ekonomik dhe luftës për stabilitet politik jo vetëm të Serbisë, por të gjithë rajonit dhe në këtë kuptim është një mbështetje e vërtetë për serbët në rajon, përfshirë edhe ne në Maqedoni.

Me shprehjen e respektit dhe vlerësimit tonë më të thellë,

Ivan Stoilkoviq, zëvendëskryeministër i Qeverisë së Maqedonisë.

Related posts

Pendarovski: Maqedonia e vetme nuk mund të detektojë dronin dhe ta rrëzojë, hapësira jonë qiellore ruhet nga vende tjera

Gazeta Max

Klitschko vjen me një paralajmërim të frikshëm

Gazeta Max

Iljasa Zeqiri emërohet zëvendës Kryeshef i SPB Kumanovë përgjegjës për Kumanovë, Likovë, Kratovë, Kriva Pallankë dhe Staro Nagoriçan

Gazeta Max