GazetaMax
Lajme

Kasami: Do të kërkojmë nga Mikcoski rishqyrtimin e marrëveshjes për pozicionet e VLEN-it në qeveri

Pas vendimit të ASH-Taravari që në zgjedhje lokale të shkojë me lista të veçanta për këshilltarë komunalë, kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se do të kërkojnë nga kryeministri Hristijan Mickoski që të rishqyrtohen pozicionet e VLEN-it në Qeveri.

“Ne kur jemi futur në qeveri si koalicion VLEN, kemi pasur një marrëveshje me kryeministrin, atëherë mandatarin e qeverisë, sigurisht që në rrethanat e reja të krijuara, ne do të kërkojmë nga kryeministri të rishqyrtojmë marrëveshjen si koalicion, tash pjesa tjetër mbetet të diskutohet se si do të vazhdojë më tutje formati i qeverisë, por ne sigurisht si VLEN, do të kërkojmë që të ulemi dhe të bisedojmë edhe njëherë për pozicionet tona në qeveri”, tha mes tjerash Kasami.

Related posts

24 vite nga rënia e Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarë, Ahmeti: Koha nuk gllabëron kujtimet për ata që nuk kursyen jetën për lirinë e atdheut

Gazeta Max

Ivanovska me rezerva për zgjedhjen e Islam Abazit si kryeshef i Prokurorisë NKOK

Gazeta Max

Vëllau i Blerim Sejdiut me pushime luksoze në Sloveni

Gazeta Max