GazetaMax
Lajme

Limani mesazh Taravarit: Të pritëm si shpresë, ike pa lamtumirë

Fidan Limani është menaxheri i ri i caktuar i SPÖ në rrethin e Lilienfeldit.

Ai ka marrë këtë pozicion më 1 Mars të vitit 2024, duke pasuar René Schaffhauser.

Këshilltari i qytetit të Traisnit, Fidan Limani (29), menaxheri i caktuar i SPÖ, përmes një postimi në rrjetet sociale të shoqëruar dhe me një foto me Arben Taravarin, i ka dërguar atij mesazh duke i thënë se e kanë pritur si shpresë por ai ka ikur pa lamtumirë.

Postimi i plotë:

Te pritem si shpresë, ike pa lamtumirë. Sot më shumë se kurrë, njerëzit kanë nevojë për qëndrueshmëri.

Në politikë, besimi i qytetarëve është kapitali më i çmuar – dhe kur ai keqpërdoret apo shpërfillet, lë plagë të thella.

Nuk është heroizëm të largohesh kur përgjegjësia troket në derë. Është lehtë të dalësh nga VLENI, por është shumë më e vështirë të qëndrosh, të përballesh dhe të punosh me njerëzit që të besuan.

Unë personalisht, si një politikan i ri në diasporë, do t’i kisha dhënë edhe një herë shansin koalicionit ende të ri, por mbi të gjitha të suksesshëm, VLEN, i përbërë nga katër partitë shqiptare, që të tregonte në zgjedhjet lokale se si një forcë e bashkuar mund të arrijë rezultate të mëdha.

Kam ndjekur nga afër muajt e fundit të zhvillimeve politike në Maqedoninë e Veriut – veçanërisht ato që prekin shqiptarët. E di që situata nuk ishte ideale për ne, por në fund, për rritjen e madhe të numrit të deputetëve të VMRO-së dhe Mickoskit, përgjegjësinë e mban BDI me në krye Ali Ahmetin. Fushata e tyre në zgjedhjet parlamentare, ku ai i shpjegonte kryeministrit të ardhshëm Mickoski se ende “i qet buza tamel”, provokoi nacionalistët maqedonas – dhe përgjigjja e tyre nuk vonoi.

Kjo nuk është thjesht një zhgënjim personal – është një moment reflektimi për të gjithë ne që duam të ndërtojmë një të ardhme më të ndershme, më të drejtë dhe më të qëndrueshme për vendin tonë.
Politika është shërbim – jo strategji.
#Besim #Përgjegjësi #Qëndrueshmëri

Related posts

Tetë komuna do të jenë pjesë e projektit “Mbrojtja nga korrupsioni”

Gazeta Max

Kryqyteti pa spital, plani për ndërtimin e tij ngecë në MPB

Gazeta Max

Dënime më të rrepta dhe më të gjata me burg për trafikim me qenie njerëzore

Gazeta Max