Rënia politike e Taravarit nuk ndodhi rastësisht, ajo ishte e ndërtuar mbi mashtrime, pazare dhe etje për pushtet personal.
Opinion nga politikologia Drita Beqiri
Njeriu që dikur u shfaq si “shpresë reformuese”, sot përfundoi si simbol i kompromisit të ulët, korrupsionit dhe tradhtisë politike.
Skandali me parkingun tek Qendra Klinike “Nënë Tereza” në Shkup nuk është thjesht një aferë, është dëshmi brutale se sistemi i vjetër i BDI-së jeton brenda fytyrës së Taravarit.
Nëse është e vërtetë që kompania “Gjoka Construction” ka paguar për të marrë koncesionin, atëherë Taravari nuk është më ministër i Shëndetësisë, por ortak i një pazari të pistë me interes publik.
Tashmë edhe tentativa për t’u futur në Frontin Evropian, është akt paniku dhe dëshpërimi, jo vizion politik. Dhe shumë figura brenda Frontit, me të drejtë, po e refuzojnë këtë ngjitje të detyruar sepse Taravari nuk bashkon, ai kontaminon çdo projekt politik që prek.
Ai nuk është më alternativë. Ai është paralajmërim i së kaluarës që tenton të rikthehet me fytyrë të zbukuruar.
Nëse Fronti Evropian e pranon, atëherë s’ka më as “front”, as “evropian”, por veç një strehë për të dënuarit nga morali politik.
Koha është për pastrim. Arben Taravari është kapitull i mbyllur dhe çdo tentativë për ta rihapur, do paguhet shtrenjtë nga vetë shqiptarët.
Burimi: blic.mk