GazetaMax
Lajme

Filipçe uron Pashkët: Kjo festë na jep forcë dhe sjell shpresë për fillime të reja e më të mira, në përballjen e sfidave

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, me rastin e festës së madhe të krishterë të Ngjalljes së Krishtit – Pashkëve, u ka dërguar urime pjesëtarëve të besimit ortodoks dhe katolik. Filipçe në mesazhin e urimit tha se festa e sotme jep forcë dhe sjell shpresë për fillime të reja e më të mira, për përballje me sfidat.

“Pashkët është një festë që na jep forcë dhe sjell shpresë për fillime të reja e më të mira, për përballimin e sfidave. Simbolika e Pashkëve, e cila feston fitoren e jetës mbi vdekjen, mbart një mesazh të fortë për rëndësinë e respektit dhe kujdesit të ndërsjellë. Janë këto vlera që janë themeli për krijimin e një shoqërie më të mirë për të gjithë, përmes veprave të mira dhe përkushtimit. Secili prej nesh ka forcën brenda vetes për të kontribuar për ta bërë këtë vend më të mirë dhe së bashku mund të arrijmë shumë. Në këtë festë të madhe, le të kemi paqe dhe qetësi në shpirtrat tanë, dhe mirësia dhe mençuria të jenë udhërrëfyesi ynë për një të ardhme më të mirë”, ka shkruar Filipçe.

Related posts

Ekip ekspertësh për sanksione arriti nga Amerika, do të mbikqyrë punën e gjyqësorit

Gazeta Max

28 vite me Tv Festa

Gazeta Max

Gostivar: Një 55-vjeçar gjendet i vdekur në një banesë

Gazeta Max