GazetaMax
Lajme

Stoilkoviq uron qytetarët për festat e Pashkëve

Në këto ditë të ndritshme të festës së madhe të krishterë, Pashkëve, më lejoni që të gjithë qytetarëve që e kremtojnë Ringjalljen e Krishtit t’ua shpreh urimet dhe dëshirat më të sinqerta për shëndet të mirë, dashuri dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Pashkët janë simbol i një fillimi të ri, shprese, mundësie dhe ringjalljeje shpirtërore – vlera që na duhen më shumë se kurrë, prandaj le të jenë nxitje për të shprehur dashurinë tonë, për të forcuar tolerancën, për të ruajtur dhe kultivuar identitetin tonë shumëetnik dhe kulturor dhe për të vazhduar të ecim në rrugën e paqes dhe mirësisë – me drejtësi, ndershmëri dhe përgjegjësi.

Në frymën e solidaritetit, bashkësisë dhe respektit, le të vazhdojmë ta ndërtojmë komunitetin tonë mbi themelet e mirëkuptimit, njerëzores dhe suksesit të përbashkët.

Të nderuar bashkëqytetarë, uroj që në zemrat e të gjithëve të mbretërojë gëzimi i festës dhe me bekimin e Zotit ta kremtojmë Pashkën. Qoftë kjo festë burim i hirit, gëzimit, shëndetit dhe mirëqenies në shtëpitë tona.

Krishti u ringjall! Vërtet u ringjall!

Related posts

Denari është stabil, këmbimi i tij është harxhim i panevojshëm për qytetarët

Gazeta Max

Osmani në Tokio prezantoi parametrat thelbësore të ekonomisë së RMV-së

Gazeta Max

Shkupi po “digjet” nga i nxehti, rrugët e kryeqytetit thuajse të zbrazëta

Gazeta Max