GazetaMax
Lajme

Mexhiti nga Struga: Vetëm të bashkuar mund t’u japim shqiptarëve përfaqësimin që meritojnë

Vetëm të bashkuar mund t’u japim shqiptarëve përfaqësimin që meritojnë. Përfaqësim dinjitoz, efikas dhe me zë të fuqishëm në qeveri, në institucione dhe në çdo komunë. Kjo është bindja jonë e palëkundur në Lëvizjen Demokratike, pjesë përbërëse e koalicionit VLEN, dhe kjo është rruga që kemi zgjedhur ta ndjekim me përkushtim të plotë.

Sot, vendtakimi ynë ishte Struga. Qyteti ku ujërat e Drinit dhe fryma e poezisë bashkohen në një thirrje për unitet dhe vizion. Në këtë qytet me rrënjë të thella historike dhe me një shpirt të gjallë modern, ndjeva energjinë e njerëzve që presin ndryshim të vërtetë. Struga është gati, dhe ne jemi gati.

Në takimin me strukturat tona, analizuam sfidat e momentit dhe përcaktuam hapat konkretë për të forcuar më tej veprimin tonë politik. Ndërsa zgjedhjet lokale po afrohen, ndjehet gjithnjë e më shumë energjia dhe vendosmëria për fitore.

Ka besim, ka vizion dhe mbi të gjitha ka një vullnet të qartë për të vazhduar me ndryshimin, që ka sjellë një qeverisje të drejtë dhe të denjë për çdo qytetar.

Ky është angazhimi ynë. Kjo është rruga jonë. Dhe bashkë do ta çojmë deri në fund!

Related posts

Seancë e Komisionit kuvendor juridiko-ligjdhënës

Gazeta Max

Poliklinika në Saraj/ Bexheti: Ishte premtim i ynë dhe pikë prioritare

Gazeta Max

INERKOM: Raporti i KE-së jep pasqyrë reale për sferën mediatike dhe digjitalizimin

Gazeta Max