GazetaMax
Lajme

Përçarje në ASH-në e Kërçovës: Nëndega e Tuhinit distancohet nga vendimi për të dalë nga koalicioni VLEN

Një grup anëtarësh të Aleancës për Shqiptarët (ASH) nga nëndega e fshatit Tuhin në Kërçovë kanë dalë publikisht kundër vendimit të kryetarit të partisë Arben Taravari dhe përfaqësuesve të ASH-së në këtë qytet, për të braktisur Koalicionin VLEN.

Në një deklaratë të nënshkruar nga 15 anëtarë të nëndegës, ata distancohen nga ky vendim të cilin e cilësojnë si “të paarsyeshëm dhe të dëmshëm për shqiptarët”.

“Vendimi është marrë pa konsultim të gjerë dhe dëmton interesat shqiptare në rajon,” thuhet në deklaratë. Anëtarët njoftojnë se aktivitetin e tyre politik në të ardhmen do ta zhvillojnë brenda kuadrit të Koalicionit VLEN, si pjesë e një partie të bashkuar.

Deklarata është nënshkruar nga 15 anëtarë të nëndegës, mes tyre Qendrim Sadiki, Beqir Mehmedi, Sadik Aliji, Blenim Suka, Besijon Sulejmani, dhe të tjerë.

Related posts

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Karposhit dhe Sonjes së Epërme

Gazeta Max

AlternAtivA me nismë për ndryshimin e Ligjit për Shtesat Sociale për Fëmijë

Gazeta Max

Hoxha: Sinjale pozitive për hapjen e pikës së re kufitare me Bullgarinë

Gazeta Max