Nën organizim të Komunës së Sarajit, në Qendrën rekreative Sportive sot është organizuar festivali tradicional “Saraj Fest”, festival ky që organizohet tradicionalisht për 1 maj.
Festival u hap me fjalim nga kryetari i komunës nikoqire të Sarajit, Veseli dhe nga Samet Abdullai, anëtari i kryesisë së SHKA “Drita e Dërvenit”.
Nga komuna thonë se organizimin e një manifestimi të tillë do ta mbështesin edhe viteve në vazhdim.
Njoftimi i plotë nga Komuna e Sarajit:
Tradicionalisht, me 1 Maj mbahet festivali ndërkombëtar folklorik “Saraj Fest”, ku para publikut të pranishëm paraqiten valle e këngë folklorike nga vende e kultura të ndryshme. Me këtë rast, kryetari i komunës, z. Ilas Veseli, para fillimit të festivalit ka mirëpritur në takim udhëheqësitë e shoqatave kulturore artistike pjesëmarrëse në festival nga Kosova, Turqia, Ukraina, Qiproja, Slovakia, Shqipëria dhe vendi ynë.
Ky festival u hap me fjalim nga kryetari i komunës nikoqire të Sarajit, Veseli dhe nga Samet Abdullai, anëtari i kryesisë së SHKA “Drita e Dërvenit”, organizatoret e këtij festivali, me çka filluan vallet dhe këngët nga pjesëmarrësit. Këtë takim e nderoi me prezencën e tij, edhe deputeti i zonës, z. Blerim Bexheti.
Komuna e Sarajit është mbështetës kryesor i “Saraj Fest” dhe do të vazhdoj të mbështese evenimente të tilla të mirëfillta kulturore edhe në të ardhmen.