GazetaMax
Lajme

Gashi i përgjigjet opozitës: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kryetari i Kuvendit te RMV-së Afrim Gashi sot ka theksuar se zgjedhjet lokale do të mbahen në muajin tetor të këtij viti dhe se nuk është e nevojshme që bashkë me ata lokale të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Nuk ka arsye të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ne muajin tetor të këtij viti do të ketë zgjedhje lokale ku qytetarët do të zgjedhin kryetarët e tyre të komunave që do të zgjidhin problemet e tyre lokale”, ka thënë Gashi për emisionin Agjenda 35 në RTVM. Ai me këtë ka hedhur posht kërkesën e opozitës shqiptare për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ata lokale.

Related posts

Irani nis një breshëri të rëndë raketash duke shënjestruar Tel Avivin

Gazeta Max

Ahmeti: Me Serbinë i kemi dy rrugë, ose të luftojmë ose të merremi vesh

Gazeta Max

Editorial: ASH, drejtë një reforme të thellë, apo fundosje! / Edhe Alternativa ka përçarjet e veta!

Gazeta Max