GazetaMax
Lajme

Kostovski po përmbush premtimet: Komuna e Butelit po shndërrohet në një komunë të gjelbër, të pastër dhe të rregulluar mirë

Komuna e Butelit, nën drejtimin e kryetarit Darko Kostovski, po dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm ndaj qytetarëve me realizimin e çdo premtimi të dhënë. Aksioni pranveror për kositje, pastrim dhe sistemim të hapësirave të gjelbra vazhdon me intensitet të lartë në të gjitha lagjet e komunës.

Sot, ekipi komunal ishte aktiv në lagjen Shkup Veri, ku po punohet në rregullimin dhe mirëmbajtjen e gjelbërimit. Hapësirat përreth shkollave, çerdheve, terreneve sportive dhe parqeve janë në proces të kositjes dhe pastrimit, ndërsa pemët po krasiten për të siguruar siguri dhe estetikë në çdo kënd të komunës.

“Po kujdesemi që çdo pjesë e Butelit të jetë e pastër, e gjelbër dhe e rregulluar. Ekipi im dhe unë jemi në terren çdo ditë, 24/7, për t’u shërbyer qytetarëve tanë,” ka shkruar kryetari Kostovski në faqen e tij zyrtare në facebook, duke nënvizuar se kjo është vetëm një nga shumë iniciativat për përmirësimin e cilësisë së jetës në komunën me të cilën ai udhëheq.

Sipas Kostovski ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me synimin që çdo hapësirë publike të jetë e përshtatshme, e sigurt dhe e këndshme për banorët e të gjitha moshave.

Related posts

Spasovski dhe Bërnz në stërvitje operative-taktike të MPB-së dhe ambasadës së SHBA-së

Gazeta Max

Pendarovski – Lipavski: Marrëdhëniet mes Shkupit dhe Pragës miqësore dhe me dialog intensiv politik në nivel të lartë

Gazeta Max

Na pret një dimër relativisht i butë, me shumë mundësi për reshje bore në pjesën e dytë

Gazeta Max