GazetaMax
Ballina Lajme

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

Gjatë vitit të fundit që nga formimi i Qeverisë së re, Maqedonia e Veriut ishte mikpritëse e një numri të madh përfaqësuesish të lartë të huaj.

Presidenti i Këshillit Evropian, Koshta, Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen, Presidenti i Kroacisë, Milanoviq, kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, ministrat e jashtëm të Turqisë, Italisë, Maltës, Malit të Zi dhe Austrisë si dhe ministrja për çështje evropiane e Gjermanisë, të gjithë ishin të pranishëm në vendin tonë.

Në Maqedoni të Veriut udhëtuan edhe individë të afërt me presidentin Trump, si Howard Lutnick dhe Richard Grenell.

Mysafirë ishin edhe përfaqësues të lartë të Këshillit të Evropës, Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe OSBE-së.

Por, kush nga ta u takua me Ali Ahmetin?

A është kjo rastësi apo tregues i një izolimi ndërkombëtar gjithnjë e më të thellë?

Apo ndoshta, bashkësia ndërkombëtare po dërgon një sinjal të qartë përmes shmangies së tij?

Burimi:kurir.mk

Related posts

Takim i Spasovskit me drejtorin e Përgjithshëm të IOM

Gazeta Max

Publikohet propozimi evropian për marrëveshjen Kosovë-Serbi, cilat janë 11 pikat

Gazeta Max

Shtatë arsye pse duhet të përdorni shafranin indian

Gazeta Max