GazetaMax
Lajme

Nënkryetari i Forumit Rinor të ASH-së mesazh publik Taravarit: Politika nuk është trampolinë – gabove

Pas largimeve distancimit të njëpasnjëshëm të naëtarëve partiak të ASH-së nga Arben Taravari, edhe nënkryetari i Forumit Rinor të ASH-së, Ensar Ismeti i ka bërë dërguar mesazxzh publik Taravarit se ka gabuar.

Statusi i plotë i Ismetit:

Politika nuk është trampolinë.
Është përgjegjësi.

Ky mentalitet që i kthen shpinën vullnetit të popullit dhe ndërron ngjyrat çdo ditë për hir të karrierës personale, nuk dëmton vetëm identitetin e një politikani , ai cenon thellë besimin e qytetarëve që ai pretendon të përfaqësojë.

Fatkeqësisht, ka prej atyre që politikën e shohin si një trampolinë për të kërcyer nga një vijë në një tjetër politike.
Jo si provë ndershmërie, por si mjet për përfitim personal.
Dje ishin këtu, sot janë atje, e nesër askush nuk e di, sepse rrugën e tyre nuk e udhëheqin parimet, por interesat.
Politika pa parime është bosh.

Një boshllëk që sot, për fat të keq, e përfaqëson edhe udhëheqja e kryetarit tonë, i cili duket se shqetësohet më shumë për zgjatjen e jetës së vet politike, sesa për ata që i dhanë mbështetje ,aktivistë të ndershëm e të palodhur të Aleancës për Shqiptarët.

Për mua, politika nuk ka të bëjë me ndërrimin e drejtimit, por me dhënien e drejtimit.

Qëndrimi i një njeriu matet me sa herë qëndron i palëkundur përballë stuhive.
Por sot, fatkeqësisht, kemi politikanë që e quajnë “aftësi” ndryshimin e formës sipas drejtimit të erës.
Unë dhe shumë si unë do të vazhdojmë të ecim përpara.

Me kokën lart.
Me parime që nuk thyhen.
Me besnikëri ndaj atyre që na besojnë.
Jo pas interesit, por për të vërtetën.
Jo pas karrierës personale, por për të ardhmen e përbashkët.

Related posts

Konkurrenca në tregun e gazit, janë rrumbullakosur aktet nënligjore

Gazeta Max

Kuvendi bullgar do të debatojë për Maqedoninë e Veriut

Gazeta Max

Mexhiti: Një koalicion mes BDI, LSDM, ASH dhe PDSH e forcon vetëm VMRO-në!

Gazeta Max