GazetaMax
Lajme

Izet Mexhiti: Dështuan ta përçarjnë VLEN-in, ne jemi më të fortë se kurrë

Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve për përçarjen e koalicionit VLEN-it, duke akuzuar, siç është shprehur, individë oportunistë dhe klane të vjetra politike për prapaskena dhe sabotim.

Në një status në Facebook, ai thekson se përkundër goditjeve dhe presioneve të shumta, VLEN mbetet i qëndrueshëm dhe i bashkuar rreth idealit për ndryshim, duke u distancuar qartazi nga ata që ai i quan “politikanë të së shkuarës” dhe përfaqësues të interesave klienteliste.

Statusi i plotë i Mexhitit:

IA VLEN!

Angazhimi politik pa ideal është oportunizëm. Ku nuk ka parime, aty ka klientelizëm.

Përçarja e koalicionit VLEN u nxit nga oportunizmi i individëve dhe nga politikanët e të shkuarës të cilët i frikon ndryshimi, vetëm për të kënaqur interesat e caktuara klienteliste.

Procesi i ndryshimit të cilin e nisëm para një viti u sfidua nga politika e përçarjes e sponsorizuar nga interesat financiare të klaneve të pushtetit dhe nëntokës.

Por ne i rezistuam këtij sulmi. Me bindje dhe qëndrueshmëri i hodhëm poshtë goditjet. Nga kjo valë e rrezikshme e përçarjes Aleanca për Shqiptarët do të dalë më e fuqishme, ndërsa VLEN si frymë e ndryshimit dhe të resë do të ngadhnjejë ndaj të vjetrës dhe të harxhuarës. E di që ky proces është i lodhshëm dhe frustrues, sepse ky rrjet i korruptuar ende është prezent kudo!

E megjithatë, skenari për ta përçarë dhe shkatërruar VLEN dështoi. Sepse ne na bashkon fryma, parimi, idealet. Dhe atyre që na godasim u përgjigjemi me këto vlera.

E sot ua bëjmë të qartë të gjithëve se NE JEMI KËTU! Të bashkuar rreth idesë për ta luftuar të keqen, krimin dhe korrupsionin. Ne jemi këtu, më të fortë se para një viti sepse nijetin e kemi të drejtë, vullnetin e kemi të pastër.

Vazhdojmë rrugën tonë për ndryshim, bashkë me Aleancën për Shqiptarët dhe pa oportunistët të cilët i përkasin të shkuarës. Ju ftoj të gjithëve që besoni në ndryshim, bashkohuni me ne.

Të besosh në parime dhe të luftosh për t’i mbrojtur ato – PO- IA VLEN!

Related posts

Angellovska-Bezhoska: Stabilizimi i çmimeve të importit duhet ta ngadalësojë inflacionin këtë vit

Gazeta Max

Strik dhe Butikofer: BE-ja nuk është e komplimentuar pa integrim të plotë

Gazeta Max

Mickoski: Pushteti po më lufton me fushatë të zezë, por e vërteta është krejtë ndryshe

Gazeta Max