GazetaMax
Lajme

BDI-Zhelinë: Blerim Sejdiu e la pa ujë Grupçinin

Bashkimi Demokratik për Integrim Dega e Zhelinës ka reaguar kundër kreut të Komunës Blerim Sejdiu për shkak se ky I fundit e ka lënë pa ujë zonën e Grupçinit dhe me këtë sipas tyre është shkelur njëkohësisht jo vetëm dinjiteti por sic thonë ata kryetari në ikje ka kryer një nga krimet më të turpshme ndaj banorëve të Grupçinit informon Tetovasot.

Ky është postimi I plotë në reagimin e tyre ndaj kreut të Komunës së Zhelinës:

Uji i grabitur, dinjiteti i shkelur mirpo drejtësia po vjen!
Kryetari në ikje ka kryer një nga krimet më të turpshme ndaj banorëve të Grupçinit: për 8 vite premtoi ujësjellës, por jo vetëm që s’bëri asgjë, por me urdhër të tij na u mor edhe hidrofori ekzistues dhe kurrë nuk na u kthye!
Na la me qëllim pa ujë, si ndëshkim politik.
Në vend që të shërbejë, grabiti. Në vend që të ndërtojë, poshtëroi.
E gjithë kjo për hakmarrje politike.
Ky është pushteti që ushqeu klane dhe e trajtoi Grupçinin si armik.
Ai është simbol i pabesisë dhe i hajnisë institucionale.
Grupçini nuk harron. Dhe nuk fal. Sepse ai që t’i merr ujin, dinjitetin dhe jetën, nuk meriton as heshtje, as mëshirë por drejtësi!

Related posts

Ahmeti i pranishëm në vendosjen e gurrëthemelit të shtatores së heroit, Ramiz Cërnica

Gazeta Max

Burri i zhveshur trondit Shkupin – shëtit në qendër të qytetit pa rroba

Gazeta Max

Përmbaruesit arkëtojnë më shumë se 63 milionë euro në gjashtë muaj

Gazeta Max