GazetaMax
Lajme

Kelmendi pret kampionin birin e vet në New Jork, Mario Mitaj

Megjithëse ata jetojnë matanë oqeanit gjaku i tyre që rrjedh shqip dhe organizimet duke ruajtur traditat kurrë nuk mungojnë. Këtë herë malësorët bujar dhe të kulturës ata që një copë toke Kelmendi e kanë krijuar dhe nê Amerikë kanë menduar që në organizimin e rradhës të ftojnë një kampion të skuadrës kuq e zi e bëhet fjalë për futbollistin Mario Mitaj. Sofra e Kelmendin në New York ka disa organizatorë e njëri prej tyre artisti Pllumb Nacaj mësojmë se është familjar i Marios, ku babai i futbollistit me këngëtarin janë kushërinj të parë. Kujtojmë që futbollisti Mario është shpallur kampion në Ligën Arabisë Saudite dhe ku fitoi dhe Kupën e Mbretit ai ka pasur shumë kufizime në lëvizje duke qenë dhe në ndeshjet e botērorin me Shqipërinë por menjēherë pas ndeshjes me Serbinë ai ka zgjedhur që të vizitojë vëllezërit e tij Kelmendas në Amerikë. Ky event me praninë e kampionit që do të pritet nga shqiptarët atje do të jetë më 12 Qershor.

Related posts

Osmani në takimin e ministrave për Punë të Jashtme të PBEJL dhe të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal

Gazeta Max

1 milion euro nga shteti për çdo mërgimtar që investon në Maqedoni

Gazeta Max

Petkov: Marrëdhëniet Sofje-Shkup mos të shihen nga perspektiva e një incidenti

Gazeta Max