GazetaMax
Lajme

Ngjarje makabër në Itali! 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë në mes të rrugës nga ish-burri

Një tjetër tragjedi familjare ka tronditur Italinë këtë fundjavë. Gentiana Hudhra, një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare, u vra në mënyrë brutale me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, në qytetin Tolentino, pranë Maceratës.

Krimi ndodhi pasditen e së shtunës në rrugën Viale Benadduci, një zonë e frekuentuar dhe e populluar. Sipas dëshmitarëve, sulmi ndodhi papritur, përpara syve të qytetarëve që mbetën të shokuar. Gruaja u godit disa herë me një thikë kuzhine dhe pavarësisht përpjekjeve për ndihmë, ajo ndërroi jetë në vend.

Autori i dyshuar është një 55-vjeçar shqiptar, ish-bashkëshorti i viktimës, me të cilin ajo kishte dy fëmijë tashmë të rritur. Ai nuk u përpoq të largohej nga vendi i ngjarjes. Karabinierët e gjetën të ulur në një stol pranë, i hutuar, pa bërë rezistencë ndaj arrestimit.

Gentiana dhe autori ishin ndarë prej tre vitesh, dhe deri më tani nuk raportoheshin episode të dhunës apo kërcënimeve mes tyre. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur motivin e këtij akti makabër dhe po hetojnë nëse burri ka vuajtur nga çrregullime të shëndetit mendor.

Ekspertizat mjeko-ligjore pritet të hedhin më shumë dritë mbi gjendjen e tij psikologjike në momentin e vrasjes. Komuniteti shqiptar në Tolentino dhe më gjerë është i tronditur nga kjo ngjarje, që risjell në vëmendje fenomenin e dhunës në familje dhe nevojën urgjente për më shumë mbrojtje për gratë që rrezikohen nga partnerët apo ish-partnerët e tyre.

Related posts

Mickoski në takim me të dërguarin special Saracin dhe ambasadoren Hollshtajn

Gazeta Max

Fatura të rrymës në këste, ngrohje me dru, duhet gjetur mënyra për mësim por asesi online për nxënësit

Gazeta Max

Një kinez arrestohet pranë rezidencës së Trump: Kam prova për atentatin

Gazeta Max