GazetaMax
Lajme

Arrestohet gazetari Valon Syla

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në mbrëmjen e 27 qershorit në Prishtinë, ku sipas burimeve të Sinjalit, është arrestuar gazetari Valon Syla, nën dyshimin për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor ndaj bashkëjetueses së tij.

Sipas të dhënave policore, viktima E.N. ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe ofenduar rëndë nga i dyshuari, për çka ka pranuar trajtim mjekësor dhe është fotografuar për dëshmitë e lëndimeve.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës” në kryeqytet.

Në deklarimin e saj të dytë, viktima ka konfirmuar pretendimet fillestare, ndërsa dëshmitarja, motra e saj E.N., 24 vjeçare, ka dorëzuar video-incizime të momentit të incidentit, të cilat do të përdoren si provë në rastin penal.

Valon Syla është intervistuar në prezencë të avokatit të tij, ndërsa me urdhër të Prokurorisë, është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes, në pritje të procedimeve të mëtejshme ligjore.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”, ndërkohë hetimet vazhdojnë nga njësitë kompetente të Policisë së Kosovës./Sinjali/

Related posts

Nis inspektimi tek drejtorët në Klinika e Spitale, Kovaçevski dhe Sali: Do shkarkojmë secilin që vjedh

Gazeta Max

Aliu: 205 milionë euro për spitale që frymëzojnë besim, jo frikë

Gazeta Max

Anketa/ Një e treta e qytetarëve mendojnë të largohen nga Maqedonia

Gazeta Max