GazetaMax
Lajme

Pas përleshjes në veri një person ndalohet për 48 orë

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun, Veton Elshani ka thënë për RTKlive se një person është ndaluar për 48 orë pas përleshjes fizike që ndodhi në lagjen Kodra e Minatorëve në Mitrovicën e Veriut.

Ai ka treguar se i lënduari nga kjo përleshje është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot pas pranimit të informacionit se në lagjen Kodra e Minatorëve, Mitrovica Veri ka përleshje fizike, Policia ka reaguar dhe ka arrestuar 2 persona, ndërsa të tretin e ka dërguar në spital për të pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit një person me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, ndërsa personi i dytë ka kaluar si dëshmitar”, ka thënë Elshani.

Related posts

Osmani: Hetimi në tragjedinë e Koçanit është selektiv, Kreshnik Bekteshi nuk ka faj

Gazeta Max

180 shoferë të sanksionuar në Shkup

Gazeta Max

“Grupi i zjarrit”: Ta kthejmë BDI-në, në pozitën siç zhvillohej plot 18 vite! (DOKUMENT)

Gazeta Max