GazetaMax
Lajme

Defekt në radar, kaos fluturimesh ajrore në Itali/ Preken edhe ato me Tiranën

Defekti në një radar Enav ka shkaktuar bllokim të trafikut ajror në veriperëndim të Italisë. Sipas Shoqatës së Aeroporteve të Lombardisë, një radar që menaxhon ACC-në (Qendrën e Kontrollit të Zonës) të të gjithë zonës veriperëndimore të Gadishullit nga Milano u prish, duke bllokuar fluturimet që niseshin dhe mbërrinin në aeroportet kryesore si Orio al Serio, Linate, Malpensa, Xhenova dhe Torino.

Autoritetet paralajmëruan menjëherë për “ndërprerje të mundshme të mëdha të paktën deri sot”, ndërsa devijimet e avionëve ishin në proces. Mbi 300 fluturime u përfshinë. Më vonë, Enavi njoftoi se trafiku ajror në veriperëndim “po kthehet gradualisht në normalitet” dhe se problemi u zgjidh.

Nisjet dhe uljet u bllokuan për rreth dy orë. Fluturimet e pezulluara, rifilluan, por pas këtij rifillimi të parë të orës 22:15, u pezulluan sërish ngritjet dhe uljet në aeroportet e Milanos, Bergamos, Xhenovas e Torinos. Paqëndrueshmëria e rrjetit të transmetimit të të dhënave, në qendrën e radarit milanez të Enav imponoi ndalesë të re të fluturimeve.

Enav specifikoi se në Qendrën e Kontrollit të Zonës në Milano pati një ngadalësim në sistemin e transmetimit të të dhënave. Për të siguruar standardet më të larta të sigurisë operative, u vendos që të pezulloheshin përkohësisht nisjet dhe mbërritjet në aeroportet e përfshira.

“Teknikët po punojnë për të rivendosur funksionimin e plotë sa më shpejt të jetë e mundur.

Kur ndodh një dështim ose mosfunksionim brenda sistemit kryesor operativ të dhomës së radarit që menaxhon veriperëndimin e Italisë, sistemi dytësor ndërrohet automatikisht. Ka një kufizim aktiviteti se sipas rregulloreve europiane, sistemi dytësor, nuk mund të garantojë 100% të veprimeve, vetëm një maksimum prej 35%.”

Shqetësimet dhe pasojat në fluturime ndikuan në një periudhë më të gjatë kohore. Për ato që ende nuk ishin nisur, u vendos të qëndronin në tokë. Menaxhimi i atyre për në Itali rezultoi më problematik.

“Një i tillë nga Tirana për në Orio al Serio u ul në Bolonjë, ndërsa një avion që nisej nga Hamburgu i Gjermanisë, në vend që të ulej në Itali, u ndal në Memmingen, rreth 100 kilometra larg Mynihut, po në shtetin gjerman.”

Autoritetet përgjegjëse thonë se të tilla situata kaotike kërkojnë pak kohë për rikthimin e plotë në normalitet.

Related posts

Pendarovski: Unë nuk shoh ndonjë bazë për një veto të re bullgare

Gazeta Max

Fronti evropian po pengohet në postet udhëheqëse !?

Gazeta Max

Kasami: Do të propozojmë rregullore të veçantë për rregullimin e raportimit të kafshimit nga qentë endacakë

Gazeta Max