GazetaMax
Lajme

Evzal Elmazi: Njeriu që ruan frymën dhe gjallërinë e Malit Sharr

Mali Sharr është një nga thesaret më të çmuara natyrore që ka Maqedonia e Veriut dhe gjithë rajoni i Ballkanit. Ruajtja e këtij ekosistemi të pasur kërkon më shumë sesa një detyrë zyrtare, kërkon dashuri, përkushtim dhe punë të pandërprerë. Këtë më së miri e dëshmon drejtori aktual i Parkut Nacional “Mali Sharr”, z. Evzal Elmazi.

Për të, puna nuk mbaron as të dielave. Ai është gjithmonë në terren, duke ndjekur nga afër gjendjen e pyjeve pas reshjeve, gjurmët e jetës së egër dhe duke mbikëqyrur çdo aktivitet që mund të rrezikojë këtë pasuri natyrore.

Në një nga daljet e tij të fundit në terren, Elmazi vetë thekson:

“Detyra jonë nuk është vetëm të ruajmë, por të dëgjojmë natyrën, të kuptojmë ritmin e saj, dhe të veprojmë me përkushtim për ruajtjen e çdo peme, çdo kafshe dhe çdo guri që mban historinë dhe jetën brenda vetes.”

Përkushtimi i tij shkon përtej mbrojtjes fizike të territorit, përfshin edhe ndërveprimin me banorët lokal. Takimet me barinjtë dhe banorët e zonës janë bërë pjesë e pandashme e punës së tij, duke ndërtuar ura bashkëpunimi për një mbrojtje sa më efektive të Malit Sharr.

Në një kohë kur sfidat ndaj natyrës janë gjithnjë në rritje, shembulli i Evzal Elmazit është një model i menaxhimit të përgjegjshëm dhe profesional të trashëgimisë sonë natyrore.
Natyra është pasuria jonë më e madhe dhe falë përkushtimit të tij dhe të ekipit të tij, ajo është më e sigurt për brezat që do të vijnë.

Related posts

Bujar Osmani me ftesë publike për iftar të përbashkët me kundër kandidatët

Gazeta Max

Fero në shoqëri me me të dënuarin për rekrutim të luftëtarëve të ISIS-it

Gazeta Max

Taravari pritet nga Taulant Balla dhe grupi parlamentarë i PS

Gazeta Max