Kina të mërkurën përsëri u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet në Iran, ndërsa vazhdon armëpushimi mes Teheranit dhe Izraelit, raportojnë mediat shtetërore.
Ambasada kineze në Iran ka lëshuar një njoftim ku këshillon shtetasit kinezë që për momentin të mos udhëtojnë drejt Iranit, njoftoi gazeta shtetërore Global Times.
Thuhet se, pavarësisht armëpushimit të fundit mes Izraelit dhe Iranit, situata e sigurisë në Iran mbetet ende e ndërlikuar.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës tashmë u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet në Iran.
Ambasada i ka bërë thirrje qytetarëve kinezë që ndodhen në Iran të ndjekin rreptësisht këshillat e sigurisë, të jenë të përgatitur për situata emergjente dhe të shmangin zonat e ndjeshme.
Përplasja mes Izraelit dhe Iranit shpërtheu më 13 qershor, kur Izraeli nisi sulme ajrore ndaj lokacioneve ushtarake dhe bërthamore të Iranit, gjë që nxiti një kundërpërgjigje nga ana e Iranit.
ShBA i është bashkuar luftës dhe ka bombarduar tre objekte bërthamore iraniane.
Luftimet 12-ditore janë ndalur nga një armëpushim i sponsorizuar nga ShBA, i cili hyri në fuqi më 24 qershor.