GazetaMax
Lajme

Mexhiti favorit për Çairin: Anketat tregojnë se vetëm ai e fiton qartë garën ndaj Bujar Osmanit

Në skenën politike të Çairit, koalicioni opozitar VLEN duket se ka gjetur kandidatin e vetëm që mund ta sigurojë fitoren e qartë ndaj Frontit Europian në zgjedhjet lokale të ardhshme. Sipas anketave të brendshme, vetëm Izet Mexhiti del bindshëm përpara Bujar Osmanit, duke u konfirmuar si zgjidhja fituese për garën për kryetar komune në këtë bastion shqiptar të kryeqytetit.

Mexhiti, i cili dikur e ka udhëhequr me sukses Çairin për disa mandate dhe sot mban postin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Mjedisit, është emri më i besuar për qytetarët e kësaj komune. Popullariteti i tij dhe lidhja e drejtpërdrejtë me komunitetin, sipas anketave, e bëjnë atë kandidatin e vetëm të VLEN-it që do të sigurojë fitore të qartë në një përballje me Osmanin.

Nga ana tjetër, emra të tjerë të mundshëm brenda VLEN-it, si Visar Ganiu apo Bekim Sali, sipas të njëjtave anketa, nuk do të kishin të njëjtin epilog. Në rast të kandidaturës së tyre, gara do të ishte e ngushtë ose me mundësi reale për humbje përballë kandidatit të Frontit Europian.

Kjo e bën Mexhitin jo vetëm alternativën më të fortë politike, por edhe garancin më të sigurt për fitoren e VLEN-it në Çair, një komunë me rëndësi strategjike në zgjedhjet lokale të radhës.

 

Related posts

Pendarovski: Në situata krize, shihet se sa shumë kemi nevojë për respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë

Gazeta Max

Bujar Osmani: 23 vjet pas, Ali Ahmeti do të nis një projekt tjetër

Gazeta Max

Veliaj të hënën në gjykatë për ndyshim mase, ofron para për daljen nga burgu

Gazeta Max