GazetaMax
Lajme

Mexhiti sjell zgjidhje pas vitesh harresë – Investim prej 6 milionë denarësh për sigurinë e banorëve të Kapazhdollit

Probleme të neglizhuara ndër vite po marrin zgjidhje konkrete. Në fshatin Kapazhdoll, Komuna e Zhelinës, ka nisur më në fund realizimi i një projekti të rëndësishëm – rregullimi i shtratit të lumit.

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti dhe kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, kanë nënshkruar marrëveshjen për këtë investim, i cili kap vlerën mbi 6 milionë denarë. Projekti përfshin pastrimin dhe sistemimin e shtratit të lumit, ndërtimin e mureve mbrojtëse si dhe rikonstruktimin e pjesëve të dëmtuara.

“Ky investim është siguri për banorët. Është mbrojtje nga përmbytjet. Tokë bujqësore që nuk zhduket me reshjet. Shtëpi të qeta. Rrugë të sigurta. Gjumë pa frikë, për banorët,” – u shpreh Mexhiti.

Ai theksoi se edhe fshatrat e vegjël meritojnë vëmendje dhe investime, njësoj si qytetet, duke shtuar se ky është standardi që ata synojnë të vendosin në çdo cep të vendit.

Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës dhe sigurisë për komunitetet lokale në zona rurale.

Related posts

Osmani: Duhet të ndërtojmë një “muri” të madh kundrejt Rusisë

Gazeta Max

Doli nga shtypi libri universitar “E drejta trashëgimore”, një kontribut i rëndësishëm për literaturën juridike në gjuhën shqipe

Gazeta Max

Në qendër të Shkupit mblidhen ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Gazeta Max