GazetaMax
Lajme

QMK: Katër zjarre aktive, 27 janë shuar

Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar gjithsej 27 zjarre në hapësirë të hapur, ndërsa katër janë vënë nën kontroll. Zjarre aktive ka në fshatin Niviçinë, komuna e Vasilevës, në fshatin Greshnicë, komuna e Makedonski Brodit, mes fshatrave Careviq dhe Smolanë dhe në fshatin Vishticë, komuna e Likovës.

Siç njoftoi Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK), nën kontroll është zjarri në komunën e Velesit, mes fshatrave Xhidimirci-Krushjë-Ivankov, në fshatin Nikolliq, komuna e Dojranit, në komunën e Demir Hisarit, deponia e qytetit dhe në komunën e Makedonski Brodit, fshatrat Çreshnevë, Lokvicë dhe Krapë.

Nga tre zjarre janë shuar në komunat Rankovcë dhe Kumanovë, ndërsa dy në komunën e Likovës. Janë shuar zjarret edhe në komunat Nagoriçan i Vjetër, Kratovë, Jegunovcë, Tearcë, Tetovë, Sveti Nikollë, Manastir, Karbincë, Shtip, Dellçevë, Rosoman…

Në komunën e Aerodromit është shuar zjarri në rrugën “Gavril Konstantinoviq”, ku digjej vegjetacioni i ulët, në komunën e Gazi Babës – poligoni Kamnik, në komunën Saraj – buzë lumit Vardar, ndërsa në komunën e Butelit – lagjja Vizbeg. Në komunën Gjorçe Petrov janë shuar dy zjarre, në hyrje të lagjes Gjorçe Petrov dhe në rurgën “Vasil Çakalarov”, në komunën Ilinden – në zonën industriale.

Related posts

Detaje tronditëse nga mjekja në Pirogov! Shërimi i plotë për pacientët nga tragjedia në Koçan mund të zgjasë 5 deri në 7 vjet

Gazeta Max

Petrovska: Pa përfshirje të grave, nuk arrihet paqja

Gazeta Max

Zëvendës ministri i MPB Iseni viziton SPB në Kumanovë dhe në Departamentin e Policisë në Mateç

Gazeta Max