GazetaMax
Lajme

Haqim Ramadani në epërsi në Bërvenicë, pritet balotazh me kandidatin e VMRO-së

Komuna e Bërvenicës pritet të jetë një nga garat më interesante në zgjedhjet lokale të ardhshme, ku sipas të dhënave të fundit nga Instituti për Hulumtim dhe Komunikim, kandidati i koalicionit shqiptar qeverisës VLEN, Haqim Ramadani, aktualisht drejtor në Inspektoratin për Vetëqeverisje Lokale, shënon epërsi ndaj kandidatit eventual të Frontit Evropian me rezultat 56% ndaj 44%.

Megjithatë, anketa nuk ka përfshirë partitë maqedonase, një faktor i rëndësishëm që pritet të ndikojë në rezultatin final. Sipas analizave, në rrethin e dytë zgjedhor pritet që gara të zhvillohet ndërmjet Haqim Ramadanit dhe kandidatit të VMRO-DPMNE-së.

Zgjedhjet e fundit lokale në këtë komunë ishin tejet të ngushta, ku kandidati i VMRO-së fitoi për vetëm 30 vota diferencë. Kjo bën që edhe këtë herë beteja të jetë e paparashikueshme dhe shumë e ngushtë.

Ndërkohë, këtë vit pritet një mobilizim i madh i diasporës shqiptare në mbështetje të kandidatit të VLEN-it, që shihet si faktor vendimtar për rezultatin përfundimtar në këtë komunë të ndjeshme politikisht.

Related posts

Bastisje në Kavadar, janë gjetur armë dhe municion, arrestohet një person

Gazeta Max

Shqiptohen 127 kundërvajtje trafiku në Shkup, 17 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Gazeta Max

LSM: Shpenzimet minimale të jetesës në korrik 47.042 denarë

Gazeta Max