GazetaMax
Lajme

13 persona janë arrestuar këtë fundjavë gjatë aksionit policor në objekte hotelierike

Gjatë aksionit policor nëpër objektet hotelierike në Shkup në fundjavë, janë arrestuar 13 persona, prej të cilëve 6 ishin adoleshentë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme, njoftojnë se 4 nga të arrestuarit, dyshohen për vjedhje të rënda dhe prodhim të paautorizuar dhe vënie në qarkullim të lëndëve narkotike.

” Në korniza të kontrolleve në 12 objekte hotelierike, nga ana e zyrtarëve policorë të SPB Shkup, 4 persona janë privuar nga liria mbi baza të nenit 215, paragrafi 3 dhe neni 236 paragrafi 1 i Kodit Penal, ndërsa u privuan nga liria edhe 9 persona të tjerë, prej të cilëve 6 adoleshentë”, tha Goce Andreevski, zëdhënës i MPB-së.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar edhe shkelje mbi baza të ligjit për letërnjoftime, Ligjit për siguri në trafik dhe rrugë, ligjit për automjete dhe atij për armë.

“Përndryshe në korniza të aksionit janë kryer 26 verifikime të identiteteve, 23 kontrolle të personave dhe 11 kontrolle të automjeteve, ndërsa 7 automjete janë marrë me karrotrec”, shtoi ai.

Andreevski njofton se në mënyrë shtesë edhe nga ana e Njësitit për tregti të palejuar, janë ndërmarrë aktivitete operative kështu që dy persona u arrestuan për shkak të identitetit të konfirmuar, 22 janë legjitimuar, ndërsa po ashtu është kryer kontroll tek 19 persona dhe 8 automjete. Kontrolle do të ketë edhe në ditët në vazhdim por më të intensifikuara janë gjatë ditëve të fundjavës.

Related posts

Ish presidenti Moisiu dhe Bekim Jashari prezent në festat e nëntorit në Tetovë, Kasami u ndanë mirënjohje (Foto)

Gazeta Max

Forumi Maqedoni e Veriut- Gjermani: “Ekonomia evropiane nën stres pas pushtimit rus në Ukrainë”

Gazeta Max

Policia e Tetovës arreston edhe 2 të dyshuar për mbytjen e 16 vjeçarit te Banja e qytetit

Gazeta Max