GazetaMax
Lajme

Profesori Besnik Telai për kandidaturën e Bujar Osmanit: Bingo për VLEN-in, kiks i Alis

Profesori universitar Besnik Telai ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për të kandiduar Bujar Osmanin si kandidat për kryetar të komunës së Çairit në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen së shpejti.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Telai e cilëson këtë lëvizje si një “kiks të madh” të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, duke shprehur bindjen se strategjia për të mbajtur kontrollin në Çair me kandidaturën e Osmanit është gabim dhe do të ketë pasoja negative për partinë.
“Bingo për VLEN-in, kiks i Alis”, ka shkruar ai, duke nënkuptuar se kandidatura e Osmanit do të favorizojë koalicionin opozitar VLEN dhe do të dëmtojë pozicionin e BDI-së në këtë komunë.

Reagimi i profesorit Telai është një nga komentet e para publike nga figura intelektuale për një çështje që po ngjall debat të gjerë në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Related posts

Demokracia është në krizë

Gazeta Max

Osmani për vizitë në kampin Adazi në Letoni, në takim me ushtarë nga Maqedonia e Veriut

Gazeta Max

Përfundoi afati 10 ditor, të pakënaqurit nga dega Çair kërkojnë mbledhjen e komisionit brenda partiak

Gazeta Max