GazetaMax
Lajme

“Sindromi”/ Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj 36 personave

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ngriti aktakuzë ndaj 36 personave të përfshirë në lëndën “Sindromi”.

Ata ngarkohen me vepra të ndryshme penale si, bashkim kriminal, dhënie dhe marrje të ryshfetit, apo dhuratave për ndikim kundërligjor.

Nga prokuroria njoftojnë se, të akuzuarit janë organizuar në dy grupe kriminale, të cilët gjatë periudhës prej vitit 2023 deri në prill të vitit 2024 kanë ndërmjetësuar dhe në mënyrë joligjore kanë mundësuar përfitim të të drejtës për përkujdes ndaj tjetrit apo pension invalidor në këmbim të parave.

Çmimi i këtyre shërbimeve ka lëvizur nga 150 deri në 5000 euro, varësisht nga lloji apo kohëzgjatja e të drejtës së siguruar.

Në mesin e të akuzuarve janë mjekë, avokatë, persona zyrtarë në disa institucione publike, të cilët e kanë keqpërdorur pozicionin e tyre dhe ndikimin real për të lëshuar në mënyrë të paligjshme opinione dhe vendime mjekësore në favor të kërkuesve të këtyre të drejtave.

Gjatë procedurës së deritanishme, 13 të dyshuar kanë lidhur marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokurorinë.

 

Related posts

Futet në shtetrrethim qyteti ukrainas ku gjendet termocentrali më i madh bërthamor në Europë

Gazeta Max

Mexhiti: VLEN do të ketë kryetar dhe struktura si një parti e përbashkët politike

Gazeta Max

BDI: Më 8 maj, Mickoskit dhe tellallëve të tij do t’i tregohet vendi

Gazeta Max