GazetaMax
Lajme

Takim me strukturat e degës në Saraj/ Kovaçi: Gjithmonë të rreshtuar pas kryekomandantit

Në një atmosferë të ngrohtë dhe me përkushtim të madh, është mbajtur një takim i rëndësishëm në selinë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), ku kryetari Ali Ahmeti u takua me strukturat organizative të degës së Sarajit.

Takimi kishte për qëllim forcimin e koordinimit politik dhe institucional në prag të zhvillimeve të reja në skenën politike. Nën udhëheqjen e Ali Ahmetit, u diskutuan çështje kyçe për të ardhmen e subjektit politik, si dhe rëndësia e unitetit dhe mobilizimit të çdo hallke të partisë.

“Gjithmonë të reshtuar pas politikave dhe vendimeve të kryekomandantit Ali Ahmeti,” ishte mesazhi që përçoi takimi – një dëshmi e qartë e përkushtimit të strukturave ndaj lidershipit të qëndrueshëm dhe vizionar të Ali Ahmetit.

Takimi përfundoi me zotime për punë të përbashkët, mobilizim të rritur dhe besnikëri ndaj rrugës politike të trasuar nga BDI dhe lideri i saj historik.

Saraj – gjithmonë në vijën e parë të vizionit dhe veprimit politik të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Related posts

“Kishin mosmarrëveshje mes vete”, xhaxhai i Erona Coklit jep detaje për rastin tragjik

Gazeta Max

Çmime të reja të derivateve, lirohet benzina

Gazeta Max

Xhaferi: Vendimet e mia për nismat për referendum janë të drejta

Gazeta Max