GazetaMax
Lajme

Blerim Osmani nga BDI Tetovë pjesë e programit ACYPL në SHBA

Sekretari i degës së Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI dega Tetovë Blerim Osmani merr pjesë në Programin e Këshillit Amerikan të Liderëve të Rinj Politikë (ACYPL), që zhvillohet në SHBA.

“Jam i nderuar që do të përfaqësoj Bashkimin Demokratik për Integrim në këtë platformë ndërkombëtare, me synimin për të mësuar, bashkëpunuar dhe kontribuar në përmirësimin e praktikave tona demokratike” ka shkruar Osmani.

Ja postimi i plotë:

🇺🇸 Kënaqësi dhe nder që, me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit, të marr pjesë në Programin e Këshillit Amerikan të Liderëve të Rinj Politikë (ACYPL), që zhvillohet në SHBA.

Ky program, i financuar nga Ambasada e SHBA-së në Shkup dhe i zbatuar nga ACYPL, ofron mundësi të jashtëzakonshme për shkëmbim përvojash dhe idesh në fusha kyçe si qeverisja demokratike, hartimi i politikave, sistemi zgjedhor dhe ai gjyqësor, si dhe pjesëmarrja aktive e qytetarëve.

Jam i nderuar që do të përfaqësoj Bashkimin Demokratik për Integrim në këtë platformë ndërkombëtare, me synimin për të mësuar, bashkëpunuar dhe kontribuar në përmirësimin e praktikave tona demokratike.

Faleminderit Ambasadës së SHBA-së dhe ACYPL për këtë mundësi të vlefshme!

#ACYPL #DemocraticLeadership #USA #BashkimiDemokratikPërIntegrim

Related posts

Mister për dronin që ra mbi Zagreb

Gazeta Max

Pendarovski me rastin e 16 Majit: Të krijojmë shoqëri bashkëkohore, pa diskriminim

Gazeta Max

Hapet kabinet për nxënës të talentuar në “Vila Biljana” në Ohër

Gazeta Max