GazetaMax
Lajme

Pesë zjarre aktive këtë mëngjes në Maqedoninë e Veriut

Në territorin e Maqedonisë së Veriut, deri në orën 7:30 janë evidentuar gjithsej 37 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave pesë janë ende aktive, tre janë nën kontroll, ndërsa 29 janë shuar.

Zjarret aktive janë në komunat:

Vasilevë, Radovish dhe Berovë – në fshatin Niviçinë, malin Golem Goten dhe Malet e Maleshevës, ku digjen pyje me drunj të ulët, bredh, shkurre dhe bimësi e ulët;

Fshati Greshnicë në Komunën e Brodit të Maqedonisë – digjet pyll i përzier dhe bar i thatë;

Ndërmjet fshatrave Lokvicë dhe Krapë – djegie e një pylli të degraduar me dushk, shkurre dhe bimësi të ulët;

Vendndodhja e quajtur Beshishki, afër fshatit Beshishtë (Prilep) – digjet pyll i përzier;

Komuna e Zhelinës – ndërmjet fshatrave Cerovë dhe Grupçin ku është përfshirë nga zjarri një pyll me drunj të ulët.

Related posts

“Shpërthen” Covid 19 në Kinë, rreth 4.5 milionë banorë karantinohen

Gazeta Max

Muhamed Elmazi: Bashkimi ynë është garancë e fitores që populli mezi po e pret

Gazeta Max

Zhurnal mëson/ Dimovski nuk shkon ambasador në Paris, në Berlin propozohet Ylber Sela kurse Jasmin Qahil në Tel Aviv

Gazeta Max