GazetaMax
Lajme

Faton Selami pritet të jetë Avokat i Popullit, në vend të Naser Ziberit

Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, në mbledhjen e sotme, ka propozuar Faton Selamin si kandidat për postin e Avokatit të ri të Popullit në Maqedoninë e Veriut.

Faton Selami aktualisht është udhëheqës i Njësisë Rajonale të Ministrisë së Drejtësisë në Tetovë, në sektorin për ndihmë juridike falas dhe sistem politik. Kërkesa për kandidaturën e tij është paraqitur nga deputeti Bekim Qoku nga koalicioni VLEN.

Selami është jurist i diplomuar dhe magjistër i shkencave juridike nga Fakulteti Juridik i Universitetit Shtetëror të Tetovës. Ai ka dhënë edhe provimin e jurisprudencës dhe atë noterial.

Për ta zgjedhur Selamin në postin e Avokatit të Popullit, nevojitet mbështetja e të paktën 61 deputetëve në Kuvend, si dhe sigurimi i shumicës së Badenterit – që nënkupton të paktën 20 vota “pro” nga 39 deputetët që përfaqësojnë komunitetet joshumicë.

Nëse kalon votimin në Kuvend, Faton Selami do të jetë përfaqësuesi i parë shqiptar në këtë pozitë të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Related posts

Prej sot normalizohet qarkullimi i autobusëve në Shkup, sigurohen pagat e punëtorëve

Gazeta Max

Ministri Boçvarski në Berovë i prezantoi procedurat e thjeshtuara për instalimin e fotovoltaikëve

Gazeta Max

Tensione në Theth, banorët nuk lejojnë policinë e IKMT të hyjnë në fshat

Gazeta Max