GazetaMax
Lajme

Zëvendës drejtor i Doganave, Dauti priti në takim Zëvendës ministrin e MPB, Iseni

Është zhvilluar një takim pune ndërmjet drejtorit të Doganave, Mustafa Dauti, dhe zëvendësministrit për Punë të Brendshme, Astrit Iseni, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit institucional dhe koordinimi më i mirë për përballje me sfidat e sigurisë.

Gjatë takimit u diskutuan mënyrat për rritjen e sigurisë kufitare, luftën kundër kontrabandës dhe trafikimit të paligjshëm, si dhe shkëmbimin e të dhënave dhe informatave në kohë reale ndërmjet dy institucioneve.

Drejtori i Doganave, Mustafa Dauti, e vlerësoi lart qasjen konstruktive të zëvendësministrit Iseni dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë dhe dialogut profesional për përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e kontrollit në pikat doganore dhe kufitare.

Ky takim vjen në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta për të rritur efikasitetin e mekanizmave shtetërorë në mbrojtje të rendit dhe ligjit, si dhe në parandalimin e veprimtarive të paligjshme që cënojnë sigurinë e shtetit dhe qytetarëve.

Related posts

Fillon polemika pas refuzimit të nismës për Referendum

Gazeta Max

Ministri grek i Transportit jep dorëheqje pas përplasjes së trenave

Gazeta Max

Apanazhi i ish-funksionarëve para shfuqizimit – Kushtetuesja nisi procedurë

Gazeta Max