GazetaMax
Lajme

Lokalizohet zjarri në Drenovec të Tetovës, duke mos lejuar që të afrohet te shtëpitë

Zjarrfikësit e Tetovës pasditen e sotme kanë shuar zjarrin e hapur në lagjen Drenovec, duke mos lejuar që zjarri të afrohet te shtëpitë në këtë pjesë kodrinore të qytetit, zjarrfikësit janë lajmëruar rreth orës 16:00.

“Zjarri është shfaqur pasi është djegur kashtë, bimësi e thatë gjatë pastrimit të një zone bujqësore. Zjarri ka dalë jashtë kontrollit, por pas raportimit në zjarrfikës kemi arritur ta lokalizojmë”, tha Uka Aliti, komandant i zjarrfikësve të Tetovës.

Ai theksoi se gjatë kësaj periudhe ndërhyjnë vazhdimisht në zjarre të tilla që shkaktohen nga fermerët dhe personat që kanë prona tokash që përpiqen t’i pastrojnë nga bimësia e thatë në pranverë duke e djegur. Vetëm sot ka pasur disa zjarre të tilla të hapura që kanë dalë jashtë kontrollit.

“Zjarrfikësit kanë burime të kufizuara dhe nëse vazhdojnë me procedura të papërshtatshme do të ketë situata të padëshiruara ku do të preken jetë dhe prona dhe nuk do të kemi kohë të vijmë në kohë për të parandaluar një zjarr më të madh. Apelojmë që të mos ndizet zjarr në fusha”, tha Aliti.

Zjarrfikësit e Tetovës para tri ditësh kanë shuar zjarrin në pyll të shkaktuar nga djegia e qëllimshme e gomave të veturave. Edhe Sektori për Punë të Brendshme Tetovë vazhdimisht apelon që të mos ndizen zjarre të tilla. Burgimi për zjarrvënie me dashje varion nga tre deri në tetë vjet.

Related posts

Kovaçevski – Filipidu: Vazhdojnë marrdhëniet e mira mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Gazeta Max

Tupançevski: I bindur se VMRO dhe BESA do propozojnë përfaqësues në grupin punues për Kodin e ri Zgjedhor

Gazeta Max

Kryesia e lartë e shoqatës “Jehona e Malësisë” takon kongresisten Lisa Mcclain: Po meren hapa konkret për zgjedhje të lira në komunën e Tuzit

Gazeta Max