GazetaMax
Lajme

Daut Beqiri, kandidat i Vlen për komunën e Haraçinës

Koalicioni VLEN zyrtarizon Daut Beqirin si kandidatin e saj për zgjedhjet lokale të nëntorit në komunën e Haraçinës, duke hyrë fuqishëm në garën për një ndër komunat më simbolike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një reagimi të fuqishëm publik, Daut Beqiri ka shprehur indinjatën e thellë ndaj përpjekjeve për të bërë “pazar politik” me fatin e Haraçinës, siç e quan ai, një komunë me histori të lavdishme dhe përfaqësim 100% shqiptar.
“Haraçina nuk është mall për shitje. Kjo është tokë e gjakut dhe e krenarisë!”, deklaron Beqiri me tone të qarta, duke theksuar se asnjë vendim nuk mund të merret më pa vullnetin e popullit.

Ai rikujton gabimet e së kaluarës, kur për shkak të kalkulimeve politike në krye të komunës erdhi një parti maqedonase, gjë që u pa si fyerje ndaj krenarisë dhe sakrificës së Haraçinës.

“E keni bërë një herë gabimin dhe e keni sjellë një parti maqedonase në krye të një komune shqiptare – në zemrën e lavdisë së vitit 2001. Por Haraçina nuk harron.”

Daut Beqiri e cilëson këtë garë si moment historik për rikthimin e dinjitetit politik, duke theksuar se populli do të flasë me votë dhe vendosmëri.

“Shihemi në zgjedhje. Aty do shihet qartë kush është më i fortë: ju apo populli!” – përfundon deklaratën e tij kandidati i VLEN.

Kandidatura e Daut Beqirit shihet si një përpjekje për mobilizim të plotë të elektoratit shqiptar, në një nga komunat ku kujtesa historike dhe krenaria kombëtare kanë gjithmonë një zë të fuqishëm në kutinë e votimit.

Related posts

Zëvendësministri Dimitrovski në konferencën e Iniciativës “Tre Dete” në Varshavë

Gazeta Max

Nga Prokuror i Posaçëm që hetonte Trump dhe Hashim Thaçin, tashmë i hetuar për vepra penale

Gazeta Max

Promovim i aktiviteteve të Nënkomitetit “NATO dhe bashkësia e biznesit”

Gazeta Max