GazetaMax
Lajme

Profesoresha Ilvije Ziberi Jashari lavdëron Blerim Sejdiun: Ishte nxënës i rrallë, sot është shembull për të gjithë

Një mbështetje e veçantë dhe e ngrohtë ka ardhur nga prof. Ilvije Jashari për kandidatin e koalicionit opozitar shqiptar VLEN për komunën e Zhelinës, Blerim Sejdiu. Në një postim emocional në rrjetet sociale, profesorja ka kujtuar kohën kur Blerimi ishte nxënësi i saj, duke ndarë vlerësime pozitive për karakterin, urtësinë dhe përkushtimin e tij.

“Blerimin e kam pasur nxënës! E njoh shumë mirë! I vëmendshëm, i urtë, dinte çfarë thoshte dhe mënyrën se si!”, shkruan Jashari. Ajo shprehet se gjithmonë ka pasur bindjen se ai do të punonte për të mirën e shoqërisë dhe se kjo tashmë është dëshmuar me angazhimin e tij në jetën publike.

“Gjithnjë kisha bindjen se ky djalë do të bëjë të pamundurën për shoqërinë në përgjithësi! Këtë e ka dëshmuar! Shpresoj në fitoren e radhës!”, vijon ajo, duke e përmbyllur mesazhin e saj me urimin: “Suksese Blerim!”

Kujtojmë që Blerim Sejdiu është një nga kandidaturat kryesore të koalicionit VLEN në zgjedhjet lokale të nëntorit 2025, ku pritet të përballet për postin e kryetarit të komunës së Zhelinës. Mbështetja publike nga figura të respektuara të arsimit si Ilvije Jashari është një sinjal i qartë i respektit që ai gëzon në komunitet dhe besimit që ka krijuar ndër vite.

Related posts

Cili do të jetë fati i Talat Xhaferit? Sot VMRO-DPMNE dorëzon interpelancë për të

Gazeta Max

Izet Mexhiti kundër vendimit të Qeverisë për largimin e kazinove nga shkollat dhe Xhamitë

Gazeta Max

Bashkëpunimi RMV-Slloveni, paralajmërohet realizimi i shumë projekteve të përbashkëta

Gazeta Max