GazetaMax
Showbizz

Këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të parë: Nuk e ndava me botën, disa mrekulli janë thjesht shumë të shenjta

Këngëtarja e njohur Arta Memedi ka përjetuar një nga momentet më të veçanta të jetës — është bërë nënë për herë të parë!

Lajmin e bukur e ka ndarë vetë përmes një postimi emocional, ku zbulon se më 28 korrik ka sjellë në jetë vajzën e saj, Noemi Dërguti.

“Për muaj të tërë, kam mbajtur në heshtje këngën më të bukur që kam njohur ndonjëherë, ritmin e një rrahjeje të vogël zemre, melodinë e një shpirti,” shkruan Arta, duke zbuluar se shtatzëninë e ka jetuar larg syve të publikut, në qetësi e përkushtim të plotë.

“Nuk e ndava me botën, disa mrekulli janë thjesht shumë të shenjta për t’u treguar para kohe. Kisha nevojë për heshtje, qetësi, mbrojtje — për të, për mua, për ne,” vazhdon ajo.

“Dhe unë mbaj brenda vetes emocione dhe qetësi të thellë. Më në fund, jam gati t’ia këndoj botës.”

Related posts

‘N’tela’ vjen nga Elsa Sokoli, këngëtarja duket HOT me paraqitjen

Gazeta Max

Një super bashkëpunim po vjen nga Dj.PM & Dj.Dagz dhe David Dreshaj

Gazeta Max

Rikthehet Miss Morfina Hasani më e bukur se kurrë

Gazeta Max