GazetaMax
Lajme

RTSH në krizë/ Drejtoresha Eni Vasili letër Financave për buxhet shtesë: Miliona euro abuzime, do të kërkoj auditim

Drejtoresha e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, tregon që institucion që drejton prej pak muajsh është një krizë.

Ajo i është drejtuar ministrit të Financave, Petrit Malaj, me një kërkesë për mbështetje financiare prej 200.000.000 lekësh shtesë nga Buxheti i Shtetit, ku thotë se RTSH është në një situatë të vështirë financiare. Për këtë, Vasili ka disa argumente, duke nisur me nivelin e ulët, sikurse e cilëson, të tarifës së aparatit televiziv.

Po ashtu, sipas saj, nuk ka financim buxhetor në masën 100% për shpenzimet e programeve që financon Buxheti i Shtetit, ndërsa thotë se ka vlera shumë të larta për të drejtat televizive e sportive, të kontraktuara në vite e të mbetura të palikuiduara.

Vasili pranon se ndryshimet në stafet drejtuese gjatë periudhës 2021-2024, kanë sjellë problematike në shpenzime gjyqësore si rezultat i largimit nga puna të punonjësve. Sipas shkresës së dorëzuar në Ministrinë e Financave, që nga muaji korrik i vitit të kaluar janë shpenzuar 326.823.152 lekë në çështje gjyqësore, gjyqet janë fituar nga ish-punonjës të aksidentuar në punë ose të larguar nga puna.

Drejtoresha e RTSH-së kërkon buxhet shtesë, për ta përdorur për ‘prodhime filmike e artistike me rëndësi ndërkombëtare’, ‘Orkestrën Simfonike të RTSH-së dhe Kinematografinë’, ‘projekte teknike për futjen e teknologjive të reja’.

Related posts

Arrestohet në flagrancë kryebashkiaku italian, u kap teksa po fuste paratë në xhep

Gazeta Max

Shekerinska: Bashkëpunimi NATO-BE, kyç për ruajtjen e stabilitetit në Ballkan

Gazeta Max

Arsovska dhe Jakimovski në takim tek Kovaçevski?

Gazeta Max