GazetaMax
Lajme

E rëndë në Devoll, zetori pëmbyset dhe zë poshtë drejtuesin, humb jetën 75-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Menkulas, në rrethin e Devollit, ku një mjet bujqësor tip zetor ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke zënë poshtë drejtuesin e tij.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi 75-vjeçar, i cili ndodhej vetëm në momentin e ngjarjes, ka pësuar plagë fatale dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Policia ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zetori ka humbur kontrollin gjatë kalimit në një terren të vështirë dhe është përmbysur në një kthesë.

Related posts

Çdo qytetarë ka borxh të shtetit nga 3850 euro!

Gazeta Max

Biden: Lufta e Putinit nuk do të jetë kurrë një fitore

Gazeta Max

Spasovski: Asnjëherë të mos përsëritet “e hëna e zezë” kur VMRO përjashtoi me dhunë deputetët nga Kuvendi

Gazeta Max