GazetaMax
Lajme

Nuhi Neziri pajtohet me fatin që nuk rikandidon në Tearcë, takon Nazim Taipin

Kandidati për kryetar të Komunës së Tearcës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Nazim Taipi, ka njoftuar sot një bashkëpunim strategjik me kryetarin aktual të Komunës, Nuhi Neziri, në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Taipi thekson se ky bashkëpunim synon të jetë i sinqertë, strategjik dhe afatgjatë, me një qëllim të vetëm: t’i japë Tearcës një drejtim të ri, më të bashkuar dhe më të afërt me qytetarin.

“Bashkë me kryetarin Nuhi Neziri, po hedhim themelet e një bashkëpunimi të sinqertë, strategjik dhe afatgjatë të Aleancës Kombëtare për Integrim, në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale. Qëllimi ynë është i qartë: një Tearcë më e bashkuar, më e fortë dhe më pranë qytetarit,” ka shkruar Nazim Taipi.

Related posts

Izet Mexhiti: Së shpejti zgjidhje për mungesën e toaleteve publike në Çarshi

Gazeta Max

Xhaferi: Është intencë të kemi zgjidhje konsensuale për Rregulloren

Gazeta Max

Tre ambasadorë do t’i prezantojnë platformat para Komisionit parlamentar për politikë të jashtme

Gazeta Max