GazetaMax
Lajme

Valon Zeqiri shënon një vit në krye të NPK “Sharri”: Punësime mbi bazën e meritës dhe përmbyllje e padrejtësive shumëvjeçare

Sot shënohet një vit që kur Valon Zeqiri mori përgjegjësinë për të drejtuar Ndërmarrjen Publike Komunale “Sharri” në Tetovë – një vit i mbushur me sfida, por edhe me rezultate konkrete që dëshmojnë një qasje ndryshe në menaxhimin e sektorit publik lokal.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm, drejtori Zeqiri njoftoi disa nga arritjet më domethënëse të këtij viti pune:

✅ 17 vendime të reja për punësim janë shpërndarë sot, të gjitha të bazuara në meritë dhe nevoja institucionale, duke lënë pas praktikat diskriminuese dhe përzgjedhjet me ndikim politik, fisnor apo personal.

✅ Është përmbyllur një padrejtësi shumëvjeçare për punëtorët që për deri në 10 vite punonin pa kontrata, pa sigurime shëndetësore dhe pa kontribute pensionale. Sot, ata gëzojnë të drejta të barabarta me të gjithë të punësuarit e tjerë në ndërmarrje.

✅ Për herë të parë pas shumë vitesh, punëtorët e NPK “Sharri” që më parë ishin me tri paga të papaguara, sot marrin pagat në kohë, kanë sigurime shëndetësore dhe punojnë në kushte më të sigurta e dinjitoze.

“Ky nuk është thjesht sukses personal – është sukses i ekipit të ndërmarrjes, por mbi të gjitha sukses i vetë punëtorëve, që për vite me radhë kanë qëndruar në heshtje, të pasigurt për të ardhmen e tyre,” tha drejtori Zeqiri.

Ai shprehu një falënderim të veçantë për Kryetarin e Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami, për mbështetjen e vazhdueshme, besimin dhe për vizionin e përbashkët për një administratë publike efikase dhe në shërbim të qytetarit.

“Jam i vetëdijshëm se shumë punë na pret përpara. NPK Sharri duhet të vazhdojë të forcohet, të modernizohet dhe të jetë shembull për ndërmarrjet tjera në rajon. Por kjo është rruga jonë. Ky është modeli i qeverisjes me përgjegjësi dhe ndjeshmëri sociale – një drejtim që i jep dinjitet punëtorit dhe rikthen besimin e qytetarit në institucionet publike,” përfundon mesazhin e tij Valon Zeqiri.

Related posts

Gjykimi për “Titanik 1” shtyhet për më 9 maj

Gazeta Max

Nataliteti në vend është në rritje

Gazeta Max

Me investim prej 200 mijë deri 400 mijë euro, deri te nënshtetësia e Maqedonisë

Gazeta Max