Sipas raportit të fundit të punës së Entit Shtetërorë për Revizion për Qendrën Sportive-Rekreative “Boris Trajkovski”, është konstatuar se nuk ekziston asnjë evidencë se si qendra për sport dhe rekreacion ka përfituar nga tenderët e Ministrisë së Punëve të Jashtme për përmirësimin e ambientit të jashtëm në funksion të pritjes së delegacioneve gjatë Presidencës së OSBE-së në Shkup në vitin 2023.
Gjatë presidencës së RMV me OSBE-në (30 nëntor – 1 dhjetor 2023), sipas udhëzimit të Qeverisë, Qendra për sport dhe rekreacion iu ofrua Ministrisë së Punëve të Jashtme për t’u ndihmuar dhe për të bërë adaptime dhe rregullime të jashtme për nevojat e eventit. Më pas, MPJ pagoi për disa kontrata të furnizimit publik në vlerë 124.234 mijë denarë. Sipas revizionit, nuk u paraqitën raporte zyrtare nga MPJ që të konfirmonin punimet e realizuara dhe mjetet e instaluara që tani janë në posedim të Qendrës për sport dhe rekreacion. Gjithashtu, nuk janë zbatuar dispozitat e marrëveshjes së bashkëpunimit: punimet dhe pajisjet e instaluara ende nuk janë marrë në përdorim nga Qendra për sport dhe rekreacion.
Raporti gjithashtu evidenton mosfunksionimin e sistemit të ngrohjes së pishinës brenda objektit:
Revizioni vë në dukje pasiguri për funksionimin e ardhshëm të “sistemit diellor” (solare) – që përfshin panele diellore dhe pompa ngrohëse për pishinë. Ministria ka paguar për këtë sistem 25.945 mijë denarë, por sipas dokumenteve financiare të Qendrës për sport dhe rekreacion, vlera aktuale e tij është 2.856 mijë denarë. Sistemi u vendos në përdorim në vitin 2014 dhe ka funksionuar me ndërprerje deri në vitin 2023, por për shkak të defekteve teknike në panelet, ai tashmë nuk funksionon. Nuk është propozuar ndonjë zgjidhje alternative për riparim ose zëvendësim.
Një shqetësim tjetër i rëndësishëm është mbyllja e akua-parkut brenda Qendrës:
Në vitin 2024, akua-parku u mbyll për arsye ekonomike dhe për shkak të skadimit të periudhës së garantimit – 10 vjet për pajisjet dhe instalimet. Gjatë kësaj periudhe, kontraktuesit garantojnë cilësinë e punimeve.
Në përfundim, Enti Shtetërorë për Revizion thekson se ka edhe të tjera mangësi dhe mos-përputhje, dhe kërkon që autoritetet përgjegjëse të ndërmarrin hapa për t’i adresuar.
Lajmi i publikuar në gjuhën maqedonase, në vazhdim:
https://faktor.mk/dzr-ne-se-znae-shto-se-doureduvalo-vo-boris-trajkovski-za-sostanokot-na-obse