GazetaMax
Lajme

Aktivisti i ri Rijad Kerimi me vlerësim publik për Dr. Rexhep Memedin: “Ka ende profesionistë që flasin me vepra”

Një reagim i sinqertë dhe plot vlerësim ka ardhur nga aktivisti dhe zëri i rinisë, Rijad Kerimi, i cili nëpërmjet një postimi publik ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij për Dr. Rexhep Memedin, drejtorin e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve.

Kerimi thekson se ky nuk është një postim politik, as një përkrahje partiake, por një vlerësim njerëzor për një profesionist të rrallë që, sipas tij, çdo ditë dëshmon se mjekësia është më shumë se profesion – është mision.

“Kam dëgjuar dhe vazhdoj të dëgjoj nga qytetarë të shumtë që ai u përgjigjet telefonatave pa marrë parasysh orën – natë apo ditë – dhe gjithmonë u del në ndihmë. Nuk pyet kush je – thjesht të ndihmon. Si mjek, si njeri, si profesionist që e ka shërbimin ndaj të tjerëve në gjak”, shkruan Kerimi.

Sipas tij, nën drejtimin e Dr. Memedit, Klinika për Sëmundje të Fëmijëve po përjeton një transformim të dukshëm, jo vetëm në pamje, por edhe në standardet e kujdesit dhe qasjes ndaj pacientëve – duke u afruar me standardet evropiane.

“Në një kohë kur shumëçka bëhet për sy e faqe, njerëz si Dr. Rexhep Memedi na kujtojnë se ka ende profesionistë që nuk kërkojnë duartrokitje, por flasin me vepra”, përmbyll aktivisti i ri.

Rijad Kerimi është një nga të rinjtë që gjithnjë e më shpesh po shfaqet si zë kritik, por edhe mbështetës i atyre vlerave që i shërbejnë interesit publik, përtej ngjyrave politike.

Related posts

Interesim i ulët i studentëve për të studiuar gjuhën dhe letërsinë shqipe

Gazeta Max

Alternativa takim me degën në Tetovë

Gazeta Max

Trençevska: Kriza e emigrantëve solli përvoja dhe sfida të reja

Gazeta Max