GazetaMax
Teknologji

“Instagram Map”, rreziku i ri që lejon të tjerët të ndjekin çdo lëvizje tuajën

Instagram ka prezantuar një funksion të ri të quajtur “Instagram Map”, që lejon ndarjen e vendndodhjes në kohë reale me miqtë dhe ndoshta edhe me persona që nuk do të dëshironit, si ish-partnerë apo kolegë.

Ky funksion përfshin si vendet që i keni shënuar vetë në postime apo story, ashtu edhe vendndodhjen e fundit ku keni hapur aplikacionin, edhe nëse nuk keni postuar asgjë. Shumë përdorues janë surprizuar kur janë shfaqur në hartë pa e ditur, çka ka shtyrë Instagramin të sqarojë se kjo ndodh vetëm nëse përdoruesi e aktivizon vetë funksionin.

Megjithatë, ekspertët e privatësisë dhe organizatat që mbrojnë të rinjtë paralajmërojnë se ndarja e vendndodhjes mund të jetë e rrezikshme duke ekspozuar përdoruesit ndaj ndjekjes, presionit social apo kontrollit në marrëdhënie. Ka shqetësime të veçanta për adoleshentët, pasi vendndodhja mund të zbulojë zakonet e tyre ditore, si shkolla apo shtëpia.

Përdoruesit mund të zgjedhin kush e sheh vendndodhjen e tyre ose ta fikin krejtësisht këtë opsion. Rekomandohet që vendndodhja të ndahet vetëm në raste të veçanta, përmes mjeteve më të sigurta si FindMy ose aplikacione të mesazheve, ku kontrolli është më i madh dhe rreziku më i vogël.

Related posts

Një Mercedes që i mbijetoi edhe Luftës së Parë Botërore do të shitet për rreth 8.5 milionë euro

Gazeta Max

Së shpejti, chatbot do t’ju dërgojnë mesazhe “të pakërkuara”

Gazeta Max

Publikohen imazhet e para të veturës së re Jeep Compass

Gazeta Max