Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, priti sot në kabinetin e tij 15 të punësuarit e rinj shqiptarë që kanë marrë vendimet për punësim në këtë ministri.
Ky veprim, sipas Mexhitit, është vazhdimësi e angazhimit për forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe rritjen e efikasitetit të administratës, me qëllim përmbushjen e objektivave strategjike për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm në vend.
Mexhiti theksoi se përfshirja e kuadrove të rinj shqiptarë është thelbësore për modernizimin e administratës dhe zbatimin me sukses të politikave mjedisore në përputhje me standardet evropiane.
“Me këtë hap po investojmë në njerëzit sepse ata janë shtylla e çdo reforme të qëndrueshme. E ardhmja e mjedisit tonë varet nga puna dhe përkushtimi i këtyre profesionistëve të rinj,” deklaroi Mexhiti.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të vazhdojë të zbatojë politika që nxisin transparencën, profesionalizmin dhe përfshirjen e të rinjve shqiptarë në vendimmarrje dhe në realizimin e projekteve mjedisore.