GazetaMax
Showbizz

Shkoi me vonesë dhe i dehur në ahengun familjar, rrihet Shpat Kasapi

Një incident i rëndë ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në aksin rrugor Prishtinë–Mitrovicë, ku këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe vëllai i tij janë dhunuar fizikisht nga disa persona.

Sipas raportimeve, në konflikt janë përfshirë edhe vetë dhëndri i dasmës ku Kasapi ishte i ftuar për të kënduar. Sherri dyshohet se nisi pas vonesës së këngëtarit në skenë, ndërkohë që burime jozyrtare pretendojnë se ai ka mbërritur edhe në gjendje të dehur.

Pasi situata degjeneroi, dhëndri dhe disa të ftuar të tjerë kanë ushtruar dhunë ndaj Kasapit dhe vëllait të tij, duke i goditur brutalisht.

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për ngjarjen. Njëri prej tyre është dërguar në paraburgim, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Hetimet për rastin vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Related posts

Xheneta i drejtohet Drilonit pas daljes së Edit: Ishalla nuk shymesh tash ti

Gazeta Max

Endi Demnerin në lidhje me biznesmenin Krenar Çoçaj, ky i fundit lidhet me modelen pas ndarjes nga Luana Vjollca

Gazeta Max

Getoar Selimi me veshje tradicionale në klipin e ri, shfaqet me tirqi e shall të bardhë në kokë

Gazeta Max