GazetaMax
Lajme

Nën patronatin e Zëvendës kryeministrit të parë shënohet 24‑vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, Mexhiti: Garancë për suksesin e përbashkët

Në një ceremoni solemne të zhvilluar sot me rastin e përvjetorit të 24-të të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, nën patronatin e Zëvendëskryeministrit të Parë, Izet Mexhiti, me një fjalim të fuqishëm rikujtoi rëndësinë e këtij dokumenti themelor për paqe, bashkëjetesë dhe shtetndërtim.

Në fjalimin e tij solemn, i cili nisi me përshëndetjen protokollare për kryetarin e Kuvendit, kryeministrin, deputetët, përfaqësuesit diplomatikë dhe mediat, Mexhiti theksoi se gushti mban dy data me peshë historike – Ilindeni dhe Marrëveshja e Ohrit, që përbëjnë gurë firmëtarë të Maqedonisë së Veriut moderne.

“Marrëveshja e Ohrit nuk është thjesht një dokument politik. Ajo është një akt vizionar – një kontratë historike mes bashkësive që jetojnë në vendin tonë. Një angazhim për ndërtimin e një shteti ku secili ndihet i barabartë, i përfaqësuar dhe i respektuar.”

Mexhiti i quajti shqiptarët, maqedonasit dhe të gjithë komunitetet etnike bashkëthemelues të shtetit – duke theksuar se bashkëjetesa nuk është vetëm një nevojë, por edhe një mundësi historike për pajtim dhe zhvillim të përbashkët.

“Shqiptarët dhe maqedonasit – por edhe të gjitha bashkësitë e tjera etnike – nuk janë vetëm pjesë të këtij shteti. Ne jemi bashkëthemelues të tij… Kjo nuk është detyrë, është mundësi historike!”

Në mbyllje, Zëvendëskryeministri u ndal te rëndësia e dialogut dhe bashkëpunimit institucional, duke e cilësuar Marrëveshjen e Ohrit si udhërrëfyesin kryesor për vetëpërfaqësimin qytetar dhe zhvillimin demokratik.

“Nëse historia jonë na mëson diçka, është se vetëm përmes bashkëpunimit, dialogut dhe besimit të ndërsjellë mund të ndërtojmë institucione funksionale dhe një shtet që i shërben qytetarit. Marrëveshja e Ohrit është garancia e suksesit tonë të përbashkët.”

Ky fjalim erdhi në një moment kur vendi përballet me sfida politike dhe sociale, duke i rikujtuar publikut historinë, vlerat dhe rolin kyç të dialogut për stabilitetin dhe prosperitetin e Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Anketë: Inflacioni dhe çmimet energjetike, rrezik për kompanitë

Gazeta Max

Policia e Kosovës merrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të drejtorëve të zbatimit të ligjt në SHBA

Gazeta Max

Shënohet 81-vjetori i gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, mbetet ende një plagë e hapur

Gazeta Max